Kompania e njohur farmaceutike dhe bioteknologjike, Moderna njoftoi se po punon për krijimin e një vaksine e cila do të jetë në gjendje të kryejë një funksion të dyfishtë: kundër Covid dhe kundër gripit të zakonshëm.

“Sot ne po shpallim hapin e parë në programin tonë të ri të vaksinave me një dozë të vetme që kombinon një përforcues kundër Covid dhe një përforcues kundër gripit” – tha CEO i Moderna Stéphane Bancel në një deklaratë për mediat.

Ndërsa ende nuk ka detaje se kur do të fillojnë provat klinike ose sa shpejt vaksina do të jetë në dispozicion për publikun e gjerë.