Bujar Nishani thotë se deklaruar se kreu i PD-së Basha e ka shkatërruar partinë dhe se duhet të largohet pasi e ka përdorur kohën e tij në krye të partisë.

Sipas tij, Basha është pengesa kryesoer për nisjen e shndërrimit të PD-së dhe se tezat që përdoren aty janë teza të errësirës.

Nishani shtoi më tej se nën drejtimin e Bashës e për shkak të vendimeve të tij partia është më e dobët se sa ishte dy vite më parë.

“Basha ka shkatërruar PD-në. PD duhet që të ringrihet. PD nuk mund të fitojë zgjedhjet me lidershipin e Bashës. Zoti Basha e ka konsumuar kohën e tij. Me lidershipin e Bashës, PD nuk mund të jetë forcë fituese.

Basha është pengesa kryesore për nisjen e procesit të transformimit të Partisë Demokratike. Tezat që lundrojnë në PD janë teza të errësirës.

PD, për shkak të vendimeve që ka marrë Basha, ka dalë më e dobët se ç’ishte dy vjet më parë. Fakti se PD është më e dobët pas 25 prillit, tregon shumë për lidershipin e Lulzim Bashës. Partia Demokratike sot është partia që ka mbi 680 mijë qytetarë me vete dhe lidershipi i saj mund të ndryshojë e nuk ka asgjë këtu.

PD është ngriur mbi parime të të drejtave të njeriut dhe nëse këto vlera cënohen, atëherë duhet ndryshim. Penalizimi politik i Bashës është çlirim për PD-në”, tha Nishani.