Presidentin Stevo Pendarovski teksa ka qenë në spitalin e shkrumbuar tashmë të Tetovës. Ai ishte i shoqëruar nga Artan Grubi zevendeskryeministri dhe kryetarja e Komunes Teuta Arifi . Në një deklaratë për mediat Pendarovski tha se do kërkohet ndihmë ekspertize nga jashtë.

Deklarata/ Është thirrur edhe ekspertiza e jashtme që do të ndihmojë sepse për vetëm disa minuta është djegur i tërë objekti… por kjo është punë e institucioneve përkatëse e të gjithë atyre që janë të involvuar në këtë rast.Unë nuk dyshoj që për kohë të shkurtër do të mësojmë të vërtetën.Për momentin nuk na ndonjë indikacion që është bërë diçka e qëllimshme por gjithçka mbetet për tu verifikuar

Nuk i kam biseduar këto detaje me drejtorin ajo që di është se ka qenë e mbushur dhe ka pasur 26 persona por në atë moment ka pasur 3 ose 4 mjekë dhe nuk dihet nëse 3 dhe ata janë në mesin e këtyre 14 viktimave

Besojmë që sot maksimum deri nesër do të përfundoj obduksioni dhe do të verifikohet identiteti dhe shkaqet e vdekjes konkretishtt edhe kush janë këta njetez se ende nuk e dijmë se kush janë

Sot më kanë informuar se kanë thirrur edhe familjarë të tyre që kanë qenë në qendrën covid për të dhënë gjak për të bërë adn sepse kjo fatkeqësi bën të vështirë identifikimi.Di që ka disa qytetarë kanë ndihmuar 7 ose 8 njerëz duke nxjerrë jashtë.

A lë kjo ngjarje dyshime se sa janë të sigurta këto qendra? Spitalet në gjithë shtetin të këtij lloji janë të ndërtuar me të gjitha standardet megjithatë do të lëmë hetimet në të ardhmen që ta thionë këtë
Në të ardhmen do të kërkojmë përgjegjësi institucionale e morale njëherë do i lëmë institucionet pasi kanë kaluar vetëm 24 orë. Ekspertët e jashtëm pritet të mbërrijnë brenda 48 orësh. Ajo që di po ashtu është që 7 ose 8 njerëz janë ndihmuar të dalin nga spitali përmes dritareve.Pra nga qytetarët qe kanë qenë afër. 12 persona të mbijetuar janë duke u trajtuar në një repart tjetër të spitalit.