Procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, për shkollat në Diasporë përfundoi. Ministrja për Evrpën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh sot se, janë “12 mijë tekste shkollore për nxënësit dhe mësuesit e shkollave shqipe, të shpërndara në 21 vende të ndryshme të botës”.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Qendra e Botimeve për Diasporën, për të tretin vit radhazi kanë bashkëpunuar për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe identitetit në çdo cep të botës ku shqiptarët jetojnë e punojnë”, shtoi Xhaçka.
Duke u uruar vit të mbarë mësuesve dhe suksese të gjithë nxënësve shqiptarë anembanë , Xhaçka u shpreh, “shpresëplotë dhe të angazhuar që këto shkolla do të shtohen dhe zgjerohen në të ardhmen”.