Pfizer dhe BioNTech ka planifikuar të kërkojë miratim për vaksinën e tyre kundër Covid-19 tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.
Özlem Türeci, mjeku kryesor për BioNTech, i tha faqes gjermane të lajmeve “Der Spiegel” se kompanitë do të publikojnë së shpejti rezultatet e studimit të tyre tek fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe do të kërkojnë miratimin e vaksinës për autorizimin e përdorimit urgjent nga Agjencia Amerikane e Barnave(FDA) dhe agjenci të tjera.
“Në javët e ardhshme, ne do t’i prezantojmë autoritetet rezultatet e studimit tonë për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç në mbarë botën dhe do të aplikojmë për miratimin e vaksinës për këtë grupmoshë,” tha Türeci.
Ajo shtoi se formula e vaksinës është e njëjtë me atë të miratuar për adoleshentët dhe të rriturit, por që madhësia e dozës është më e vogël.
Aktualisht, vaksina Pfizer është miratuar vetëm për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart në SHBA dhe Bashkimin Evropian.
Prindërit dhe mjekët kanë debatuar nëse do të vaksinohen apo jo fëmijët sepse ato përbëjnë 0.1 përqind të të gjitha vdekjeve nga Covid-19 në SHBA.
FDA tha se të dhënat e provave klinike të paraqitura nga prodhuesit e vaksinave duhet të përfshijnë një periudhë monitorimi të paktën dy muaj pas dozës përfundimtare për të siguruar sigurinë.
Rreth 4,500 fëmijë më të vegjël janë regjistruar në gati 100 vende të provave klinike në 26 shtete amerikane, Finlandë, Poloni dhe Spanjë.
Sipas kompanisë studimi do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me atë që bën tek fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit.
Rreth gjysma e grupmoshës 5 deri në 11 vjeç do të marrë dy doza me 21 ditë distancë dhe gjysmës tjetër do t’i jepen injeksione pa medikament. Ekipi do të testojë sigurinë, tolerancën, përgjigjen imune të krijuar nga vaksina.
Fëmijët e moshës 12 vjeç e lart marrin dy doza 30 mikrogram (μg) të vaksinës. Ndërsa fëmijëve midis moshës 5 dhe 11 vjeç është menduar t’u jepen 10 mikrogram për dozë dhe për fëmijët nga gjashtë muaj deri në katër vjeç do të marrin tre mikrogramë për dozë.(Daily Mail, Gazeta “Si”)