“Guardiola? Në vitin e tij të fundit te Barcelona kishte shumë tension në dhomat e zhveshjes, madje edhe në nivel personal. Skuadra kishte fituar gjithçka në atë moment, por Mourinho te Real Madridi e lodhi shumë atë. Rivaliteti me portugezin e shkatërroi. Ai nuk ishte më me ne…”
Këto janë fjalët e Gerard Piqué në një intervistë për “La Sotana”, ku përsëri foli mbi përvojën e tij te Barcelona me Guardiolën dhe rivalitetin me trajnerin aktual të Romës.
Për vitin e kaluar me Pep te blaugrana-t ai shtoi: “Guardiola është një person që dëshiron kontroll absolut mbi gjithçka. Në atë kohë takohesha me Shakira dhe gjithçka ndryshoi me të. Isha nën presion dhe madje mendova të largohesha. Më dukej se duhej bëja gjithçka në mënyrë perfekte edhe në stërvitje. Kam vuajtur shumë vitin e tij të fundit”.