Policia federale gjermane i dhuroi policisë shqiptare 14 automjete dhe 3 sete Smartdec. Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf i dorëzoi sot donacionin drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Ambasadori Zingraf është shprehur “Lu fta kundër kr imit të organizuar është një ndër pikat më të forta të bashkëpunimit mes vendeve tona. Dhurimi i këtyre pajisjeve për Policinë Kufitare të shtetit shqiptar, gjithashtu dhe për Policinë Kr im inale është një shenjë e fortë bashkëpunimi për të luf tuar mbi të gjitha migracionin e paligjshëm, por dhe tra fikimin e lëndëve narkotike. Këto automjete që po dhurohen do të ndihmojnë më tej për të përballuar sfidat që ka Policia Kufitare dhe gjithashtu për të përforcuar akoma më tej flotën e automjeteve të Policisë së Shtetit”.
Veliu theksoi se: “Mbështetja e vazhdueshme e Policisë Federale gjermane, për Policinë e Shtetit ka rritur efikasitetin dhe rezultatet e punës së Policisë Kri min ale dhe asaj Kufitare. Donacioni do shërbejë në rritjen e performancës në drejtim të kontrollit të kufijve, parandalimit dhe goditjes së kr imeve ndërkufitare”.