Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, pas Tiranës i është drejtuar Shkupit, aty ku do të takojë presidentin e vendit Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev. Në Aeroportin e Shkupit Von der Leyen është pritur nga Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

“Vizita është një sinjal i fortë i nevojës për të vepruar dhe përmbushur besimin evropian: fillimin e negociatave. Kemi nevojë për më shumë se një hap përpara për të rikthyer besimin dhe shpresën e të rinjve në idenë evropiane dhe perspektivën e një mënyre evropiane të jetesës në shtëpi”, ka theksuar zv/kryeministri Dimitrov.