Mario Gotze, heroi Gjermanisë në Kupën e Botës 2014, ka nënshkruar një kontratë të re me holandezët e PSV.

Ditën e sotme ka dalë njoftimi zyrtar dhe Gotze do të jetë pjesë e PSV edhe për dy sezone të tjera.

Sezonin e shkuar, 29-vjeccari që ka luajtur për Borussia Dortmund dhe Bayern Munich në Gjermani, shënoi 5 gola në 19 ndeshje në kampionatin holandez.