Në Bruksel do të nisë sot raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi do të jetë në nivel ekspertësh.
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak tha se ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar.
“Sot dhe nesër, unë do të mbaj takime me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Kryenegociatorët e tyre Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar dhe unë pres të gjej një mirëkuptim të përbashkët në rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak.