Dyshja legjendare mbeten futbollistët më të paguar të botës, ndërsa tre vendet e para të listës janë lojtarë të kampionëve francezë të kryeqytetit PSG.

Transferimi i bujshëm i Cristiano Ronaldos të Manchester United në fillim të sezonit ndihmoi që ai të tejkalojë Lionel Messi për t’u bërë futbollisti me të ardhurat më të mëdha këtë vit.

Ronaldo pritet të arkëtojë $125 milionë megjithë taksa për sezonin aktual 2021-22, $70 milionë nga të cilat vijnë nga rroga e tij dhe bonuset e rikthimit në stadiumin e Old Trafford.

Ndërsa Messi, qëndron tashmë prapa tij me vetëm $110 milionë. Dy vendet e tjera në majë të listës zien nga kolegët e rinj te Messi te skuadra Paris Saint-Germain, Neymar e Kylian Mbappe.

Me $55 milionë fitime nga akordet komerciale, Ronaldo është një nga atletët më të paguar në botë, kur është fjala për sponsorizime.

Vetëm tre atletë të tjerë ende aktivë kalojnë yllin e Manchester United: tenisti zvicerjan Roger Federer ($90milionë), basketbollisti amerikan LeBron James ($65 milione ) dhe golfisti Tiger Woods ($60milione)

Në total, 10 futbollistët më të paguar të botës do të fitojnë këtë vit $585 milionë, me një rritje të vogël nga $570 milionë të vitit të kaluar, sipas Forbes, shkruan rrjeti Goal.