Piloti italian Valentino Rossi, në një deklaratë për mediat, ka folur për marrëdhëniet që ka patur me spanjollin Jorge Lorenzo, dikur të dy shok skuadre te Yamaha.

“Nuk meritoja të kisha një shok skuadre si ai te Yamaha, pas gjithë atyre gjërave që kisha bërë për motorin japonez. Kasha nevojë për një pilot pak më të avashtë dhe do të kasha triumfuar sërish”, tha Rossi.

Gjithsesi, legjenda italiane e MotoGP, që do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni, shton: “Piloti më i vështirë për t’u mundur ishte Casey Stoner, pasi ishte shumë i talentuar”.

Duke folur për aftësitë e tij, Rossi sqaron: “Jam pilot që i përdor mirë të dyja duart, ndaj dhe jam i shpejtë në të dyja kthesat, majtas e djathtas. Jo të gjithë pilotët kanë një shans të tillë, pasi unë e përdor gazin mirë me të dyja duart”.