Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku çuditërisht janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar nga mediat rozë.

Kjo për shkak të ndarjes së beftë që aktorja pati me ish bashkëshortin e saj dhe lidhjen e shpejtë me ish ligjvënësin i cili veç të tjerash ka një të shkuar të errët ku rëndojnë shumë akuza, nga v r a s j a te p r  os  ti tu c io ni, t r fi  k  im  i i bimëve narkotike, etj.

Por si duket, Dembacaj i ka marrë me sportivitet dhe ka vijuar më tej duke u përballur edhe me kritikat e fansave se ka ndjekur paratë dhe jo ndjenjat.

Gjatë një bisede virutale me ndjekësit Rudina është pyetur për marrëdhënien me ish-bashkëshortin Aleksin dhe të gjithë e dinë që ata vazhdojnë të ruajnë një marrdhënie mjaft të mirë për shkak të vajzës së tyre, madje Rudina ka zbuluar më herët se ai do të jetë i ftuar në dasmën e saj dhe të ish-deputetit.

Për sa u përket thashethemeve se është lidhur me ish-deputetin për paratë e tij, Rudina i mohoi duke thënë se e do atë dhe fëmijët e tij. “Po ta dinin njerëzit se leku nuk puthet dhe përqafohet, nuk do të ishin kaq ziliqarë për lekun. I kam dhënë provat që kam shije. Mekaniku është goxha çun, Aleksi. Edhe Marku që është një superburrë”.