Numri i personave të v d eku r nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 672.658, prej të cilëve 2.624 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins. Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 41,99 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,48 milionë raste të konfirmuara dhe 67.221 të vde kur. Në SHBA deri më tani mbi 211 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 180,5 milionë dozën e dytë. Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 76 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.