Është mbyllur në barazim me rezultatin 0-0 në sfidën që po luhet në “Elbasan Arena”, mes Shqipërisë dhe Hungarisë.

Një sfidë ku nuk munguan emocionet me të dyja ekipet që kanë pasur shanset e tyre për të kaluar në avantazh.

Rastin më të artë e pati qëndërmbrojtesi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla, i cili me portën e boshatisur nuk arriti ta dërgojë topin në fund të rrjetës.

Një pjesë e parë mjaft e mirë për kuqezinjtë të cilët ishin më dominues në fushë ndaj kundërshtarit.