Ministri britanik i vaksinimit paralajmëroi se vendi mund të përballet me një karantinë të dytë në Tetor në rast se do të ketë rritje të rasteve me Covid. Ministri Nadhim Zahawi tha se ekziston mundësia për një karantinë të pjesshme gjatë Vjeshtës për të mbajtur nën kontroll virusin. Ai u shpreh pozitiv për ndikimin e fushatave të dozave shtesë, të cilat priten të ndihmojnë vendin në shmangien e një mbyllje të plotë.

Programi i dozave shtesë është një pritoritet i Qeverisë për gjatë gjithë vitit, marrë shkas kjo dhe nga përhapja e varianteve të reja të virusit. Ndër të tjera ai vuri theksin tek rëndësia e stabilitetit ekonomik pa iu rikthyer përsëri prodhimeve të reja të kompanive farmaceutike.

Qeveria po planifikon një karantinë të përkohshme në rast se do të ketë një mbingarkesë në spitale dhe shtim të rasteve. Gjithashtu do të vendoset nëse shkollat do të shtyhen për një javë në Tetor duke mos harruar masat mbrojtëse si maskat në klasë dhe distancimi, ndërkohë masat e udhëtimeve do të rishikohen por nuk ekziston mundësia për një karantinë totale.