Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në nisje të punimeve të legjislaturës X të punimeve të Kuvendit është shprehur se “Interesi kombëtar, interesi publik, ardhmëria, do jenë objektivat madhore që do vendosim në qendër të politikës, të qeverisjes dhe të shtetbërjes.”
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spiropali thekson se fokusi i qeverisë në këtë legjislaturë do të vazhdojë të jetë lufta për të realizuar ëndrrën për një Shqipëri të zhvilluar, të drejtë, meritokratike dhe evropiane.
Statusi i plotë i ministres- Jemi plotësisht të vetëdijshëm për besimin e jashtëzakonshëm dhe barrën e përgjegjësisë së shtuar të këtij mandati të tretë. Interesi kombëtar, interesi publik, ardhmëria, do jenë objektivat madhore që do vendosim në qendër të politikës, të qeverisjes dhe të shtetbërjes.
Nuk do të biem në kurthin e lojrave të vjetra të agjendave personale. Do të bëjmë çmos ta pengojmë luftën politike pa moral, pa parime, pa fre. Kemi bindjen e patundur se opozita nuk është armike por konkurrente. Do l u f tojmë pa u ndalur dhe pa u lodhur për të realizuar ëndrrën dhe premtimin tonë për një Shqipëri të zhvilluar, të drejtë, meritokratike, evropiane, me më shumë barazi dhe mundësi për të gjithë shqiptarët.