Real Madrid do të rikthehet të dielën në Santiago Bernabeu që pas marsit të 2020, kur impianti filloi rikonstruksionin.

Los Blancos presin në shtëpi Celta në një ndeshjen e javës së 4 të La Liga.

Një ditë më parë u shtrua edhe tapeti i barit që parashikohet të ndërrohet në qershor 2022, për të mundësuar që fusha të lëvizë duke u tërhequr në mënyre që të krijohet mundësia që Bernabeu të përdoret për të pritur shfaqje të tjera të të gjitha llojeve.

Në ndeshjen e fundjavës klubi i Real Madrid ka leje të ketë një kapacitet prej 60% spektatorësh, dhe ndërsa puna vazhdon, të favorizuar për tu rikthyer në këtë impiant janë tifozët e abonuar, ndërsa pjesa e mbetur e vendeve të lira do ti ofrohet publikut të gjerë me bileta.