Ky test argëtues do të zbulojë disa nga tiparet tuaja, mënyrën se si mendoni, por gjithashtu do t’ju japë këshilla të dobishme që do t’ju sjellin lumturi në jetë. Gjithçka ju duhet të bëni është të zgjidhni një nga këta elefantë dhe të lexoni rezultatet.
Nr.1-Ju jeni një diplomat i madh, i interesuar për çështjet shpirtërore. Ju dëshironi të keni ekuilibër në jetë. Jeni diskretë dhe dini si të qëndroni të qetë në kohë konflikti. Ndërsa qasja diplomatike është shumë e dobishme, ju duhet të mësoni të argumentoni në mënyrë që të zgjidhni problemet.
Nr.2-Jeni idealistë dhe perfeksionistë të mëdhenj. Doni që gjithçka të shkojë pa probleme. Keni standardet, besimet dhe parimet tuaja dhe dëshironi që e gjithë bota të funksionojë sipas tyre. Ndonjëherë është e vështirë për ju të pranoni mendimin e dikujt tjetër.
Nr.3-Jeni të zgjuar, të vëmendshëm dhe të qëndrueshëm në të gjitha aspektet e jetës, madje edhe në një nivel emocional. Ju e keni organizuar jetën aq mirë sa keni frikë të pranoni detyra të reja që nuk janë në përputhje me “planet” tuaja.
Nr.4-Jeni energjik, krijues dhe me një sens humori shumë të mirë. Ju gjithmonë kënaqeni me rrjedhën e gjërave. I doni aventurat dhe udhëtimet, sepse e doni dhe vlerësoni jetën tuaj. Ju shijoni përvoja të reja, pasi e dini që mund të mësoni shumë prej tyre.
Nr.5-Jeni shumë të ndjeshëm dhe të sjellshëm. Emocionet sundojnë jetën tuaj. Ju jeni të sinqertë dhe madje edhe nëse disa njerëz nuk dinë t’ju vlerësojnë, ju e dini që jeni të veçantë dhe unikë.
Nr.6-Jeni të dhembshur, besnikë, miq të mirë dhe ndihmoni të tjerët, sepse jeni shumë bujarë. Shpesh vendosni njerëzit e tjerë në radhë të parë, por nuk e falni tradhtinë.