Rreth 100 mikrobiznese janë anketuan në Lagjen nr.14, në Astir, Tiranë, për t’u bërë pjesë e metodologjisë “In Motion” në kontekst të Programit “Rimëkëmbja Ekonomike dhe Qëndrueshmëria”.
“In Motion” ndihmon mikrobizneset e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe COVID-19, me grante për pajisje biznesi, modernizim të imazhit tregtar si dhe këshillim për përmirësimin e aftësive menaxhuese.
“In Motion” Astir financohet nga Bashkia Tiranë dhe donatorë të huaj.
“In Motion”, është zbatuar fillimisht në Durrës. Programi ka lehtësuar rihapjen e 15 bizneseve të vogla, në Durrës, që u dëmtuan nga tërmeti, duke përmirësuar aftësitë sipërmarrëse të pronarëve dhe i ka ndihmuar ata të rikrijojnë imazhin e tyre tregtar, si dhe ka siguruar fondet për blerjen e pajisjeve të reja.