Nga Mero Baze

Sali Berisha po imiton skemën e Ilir Metës për zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Në përpjekje për të prodhuar krizë për legjitimitetin e tyre, në mënyrë tërësisht arbitrare dhe siç u vërtetua më pas dhe në shkelje të Kushtetutës, ai shpalli një datë të re zgjedhjesh përtej asaj që ishte legjitime, dhe që respektonte periodicitetin e zgjedhjeve dhe mandatin e të zgjedhurve.

Kështu në mes të trazirave të Qershorit 2019, fare papritur problem kaloi nga beteja për zgjedhje të lira në betejë për zgjedhje të shtyra në datën që caktoi Ilir Meta.

Qeveri ai qëndroi datës kushtetuese të zgjedhjeve dhe hyri në zgjedhje.

Komisioni I Venecies të cilit ju drejtua, edhe Kuvendi I Shqipërisë, edhe Gjykata Kushtetuese, provoi që Presidenti kishte shkelur Kushtetutën duke shtyrë zgjedhjet pasi nuk ishte në kompetencë të tij.

Situata që po prodhon Sali Berisha në PD është e ngjashme. Zgjedhjet në PD, janë zhvilluar në korrik të këtij viti, në një Kuvend ku garuan dhe dy kandidatë të tjerë përveç Bashës, të cilët patën plot ankesa për procesin, por e pranuan atë. Mbështetësi më I madh I këtij Kuvendi ishte Sali Berisha.

Edhe pse PD kishte humbur zgjedhjet, edhe pse Basha ishte një lider “I thyer” siç thotë ai tani, ai nuk I kërkoi dorëheqje Bashës, por shkoi e puthi në Kuvend duke e bekuar për mandatin e ri.

Arsyeja pse e mbështeti ishte shpresa që Basha të ishte “peng” i tij duke ja kthyer nderin, dhe duke u bere kamikaz i tij përballë SHBA.Berisha shpresonte Kuvendin nuk e kontestoi askush, as humbësit në garë.

Tani kur Berisha pa që Basha nuk e përdori PD si një mburojë juridike për hallin që ka Sali Berisha dhe Familja e tij e inkriminuar, Ai ka shpallur një datë të re të Kuvendit të PD më 11 Dhjetor. Këtë e ka bërë pa asnjë mbështetje ligjore, statutore, apo pa asnjë procedurë që të çon në një Kuvend të ri.

E ka bërë thjesht se do të tregoj që ai vendos në PD. Madje jo vetëm që ka caktuar datën e Kuvendit, por ka caktuar veten e tij edhe kandidat edhe garant të garës, duke i siguruar të tjerët se gara do të jetë e ndershme. Deri më sot ky mund të jetë rasti I parë në botë, ku një njeri cakton ditën e garës , cakton vetën kandidat, pastaj e cakton veten dhe arbitër, dhe në fund e cakton dhe çertifikues të garës.

Të gjithë këto I bën në kulmin e një fushate ku po sulmon Lulzim Bashën si shkelës statuti. Ky vet është duke shpikur një libër të ri rregullash, ku ai është lojtar, arbitër, pronar dhe garantues i legjitimitetit.

Pak a shumë si Ilir Meta që këmbëngulte se më 13 Tetor duhet të bëheshin zgjedhjet lokale, ndryshe në Shqipëri do të shkonte gjaku në gju. Në fakt më 13 tetor Ilir Meta u shfaq duke luajtur me top në Gjirin e Lalzit, duke i shkuar djersët deri në gju, por asnjë shqiptar nuk e prishi terezinë. As opozitarët për të cilët ai po sakrifikonte. Kështu po i ndodh dhe Sali Berishës me 11 Dhjetorin.