Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar 31 vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se në këtë ditë, 31 vite më parë, Gjermania u bashkua përsëri në një shtet të vetëm, duke ndrequr një gabim historik që kishte ndarë në mes zemrën e Europës.
Sipas Ballës ribashkimi gjerman inspiroi shpresë, duke startuar një epokë të re të Bashkimi të Europës.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Në këtë ditë, 31 vite më parë, Gjermania u bashkua përsëri në një shtet të vetëm, duke ndrequr një gabim historik që kishte ndarë në mes zemrën ? e Europës. Ribashkimi gjerman inspiroi shpresë, duke startuar një epokë të re bashkimi të Europës. Ribashkimi gjerman ndryshoi Europën, e cila u nda përfundimisht nga katër dekada Lufte të Ftohtë, duke sjellë lirinë dhe demokracinë për miliona qytetarë europianë.
GËZUAR DITËN E BASHKIMIT TË GJERMANISË??
#TagderDeutschenEinheit #TDE2021