Nga Eduard Zaloshnja/

“Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin rendor të kandidtatit socialist me numrin rendor të partive të tjera në fletën e votimit”, tha Rama gjate konferencës së sotme për shtyp. Mund të jetë e vërtetë, por nuk mund të verifikohet zyrtarisht kjo hipotezë e Ramës. Ajo që mund të verifikohet zyrtarisht, përmes të dhënave zyrtare të votave në KQZ (që po vërteton se numërimi, të paktën, ka qenë i saktë), është se PS-ja mori mbi 104 mijë vota TË VLEFSHME më shumë se ç’i duheshin për të siguruar 74 mandatet që mori (shihni tabelën shoqëruese).

Konkretisht, në qarkun Tiranë, ajo mori 21,715 vota më shumë se ç’i duheshin për 8 mandatet që mori. Për një grusht votash, do të kishte kapur mandatin e 19-të… Në qarkun Elbasan, ajo mori 20,078 vota më shumë se ç’i duheshin për 18 mandatet që mori. Për një grusht votash, do të kishte kapur mandatin e 9-të…

Në qarkun Dibër, ajo mori 14,232 vota më shumë se ç’i duheshin për 2 mandatet që mori. Për një grusht votash, do të kishte kapur mandatin e 3-të…

Për qarqet e tjera shihni tabelen.