Nga Patrick Pester

Nëse je njeri, do të vdesësh! Ky nuk është mendimi më ngushëllues i mundshëm. Por vdekja është çmimi i pashmangshëm që duhet të paguajmë të gjithë, për shkakun e të qenit gjallë. Megjithatë njerëzit, po bëhen gjithnjë e më të aftë në shtyrjen e datës së vdekjes, pasi ilaçet dhe teknologjitë tona po përparojnë vazhdimisht.

Nëse jetëgjatësia e njeriut do të vazhdon të rritet, a mund të bëhemi ne një ditë të pavdekshëm? Përgjigja varet nga ajo që mendoni se do të thotë të jesh një njeri i tillë.

“Unë nuk mendoj se kur njerëzit pyesin mbi pavdekësinë, ata nënkuptojnë në fakt pavdekësinë e vërtetë”-thotë Suzan Shnajder, filozofe dhe drejtoreshë themeluese e Qendrës për Mendjen e së Ardhmes në Universitetin Atlantik të Floridas. “Nëse dikush, do tapërmirësonte trurin dhe trupin e tij për të jetuar një kohë vërtet të gjatë, ai sërish nuk do të ishte në gjendje të jetonte përtej fundit të Universit”- thekson ajo.

Shkencëtarët presin që një ditë Universi të shkatërrohet. Por disa shkencëtarë kanë spekuluar për mbijetesën edhe pas kësaj ngjarjeje, siç mendon eksperti Xhon Horgan. Gjithsesi nuk ka gjasa që ndonjë nga njerëzit e gjallë të përjetojë zhdukjen e Universit.

Shumë njerëz plaken dhe vdesin. Për të jetuar pafundësisht, ne duhet që të ndalim plakjen e trupit. Një grup kafshësh mund ta kenë zgjidhur tashmë këtë problem, prandaj kjo ide nuk është dhe aq e çuditshme sa na duket.

Hidra janë jo–vertebrorë të vegjël, të ngjashëm me kandilët detit. Ato kanë një qasje të jashtëzakonshme ndaj plakjes. Hidrat përbëhen kryesisht nga qeliza burimore që ndahen vazhdimisht për të krijuar qeliza të reja, kur vdesin qelizat e tyre të vjetra.

Fluksi i vazhdueshëm i qelizave të reja, i jep mundësi hidrës të përtërijë veten dhe të qëndrojë përgjithmonë e re. “Këto specie duket se nuk plaken ndonjëherë, kështu që ato janëpotencialisht të pavdekshme”- thotë Daniel Martinez, profesor i biologjisë në Kolegjin Pomona në Klermont, Kalifornia.

Rastri i hidrës tregon se kafshët nuk mund të plaken. Por kjo nuk do të thotë se njerëzit mund të përsërisin zakonet e tyre rigjeneruese. Me një gjatësi prej vetëm 10 milimetrash, hidrat janë të vogla dhe nuk kanë organe. “Ne nuk mund të kopjojmë proceset e tyre, pasi trupat tanë janë super kompleksë”-thekson Martínez.

Njerëzit kanë qeliza burimore që mund të riparohen dhe madje të rigjenerojnë pjesë të trupit, si për shembull mëlçia. Por trupi i njeriut nuk është i përbërë tërësisht nga këto qeliza, siç ndodh janë hidrat. Kjo gjë ndodh sepse njerëzit kanë nevojë për qeliza për të kryer funksione të tjera, përveç ndarjes dhe krijimit të qelizave të reja.

Për shembull, qelizat tona të kuqe të gjakut e transportojnë oksigjenin nëpër trup. “Ne i nxisim qelizat të angazhohen për një funksion, dhe duke e bërë këtë, ato e humbasin aftësinë për t’u ndarë. Pra ndërsa qelizat plaken, po kështu ndodh edhe me ne”- shton eksperti.

Ne nuk mund t’i flakim tej qelizat tona të vjetra siç bëjnë hidrat, pasi kemi nevojë për to. Për shembull, neuronet në tru transmetojnë informacionet. “Ne nuk duam që ato të zëvendësohen. Pasi përndryshe, ne nuk do të kujtojmë dot asgjë”-deklaron Martinez.

“Hidra mund të frymëzojë kërkime, që t’i lejojnë njerëzit të kenë një jetë më të shëndetshme. Për shembull, duke gjetur mënyra sesi qelizat tona të funksionojnë më mirë me kalimin e moshës”- thekson më tej ai. Gjithsesi Martinez, beson se njerëzit nuk do të arrijnë asnjëherënjë pavdekësi të tillë biologjike.

Gjithsesi ai mendon se njerëzit tashmë janë të aftë të arrijnë një formë të pavdekësisë. “Unë gjithmonë them se ne njerëzit jemi të pavdekshëm. Shkrimtarët janë për mua të pavdekshëm, pasi ata ndikojnë ende tek ne pas kaq shumë vitesh. Pra unë mendoj se njerëzit do tëmbijetojnë përmes trashëgimisë së tyre”- thotë ai.

Njeriu që ka jetuar më shumë deri tani është Zhan Kalment nga Franca, që vdiq në moshën 122 vjeçare në vitin 1997. Në një studim të këtij viti, të botuar në revistën “Nature Communications“, studiuesit raportuan se njerëzit mund të jenë në gjendje të jetojnë deri në maksimumi 120–150 vjet, pas së cilës, studiuesit parashikojnë një humbje të plotë të aftësisë së trupit për t’u rikuperuar nga gjëra si sëmundja apo dëmtimet.

Për të jetuar përtej këtij kufiri, njerëzit do të duhet të ndalojnë plakjen e qelizave dhe të parandalojnë sëmundjet. Ata mund të jenë në gjendje të jetojnë përtej kufijve të tyre biologjikë falë përparimeve të ardhshme teknologjike që përfshijnë nanoteknologjinë.

Konkretisht përmes prodhimit të materialeve në një shkallë nano, më pak se 100 nanometra (1 miliardi i metrit). Pajisje kaq të vogla mund të udhëtojnë në gjak, dhe ndoshta të parandalojnë plakjen, duke e riparuar dëmtimin e qelizave me kalimin e kohës.

Po ashtu e ashtuquajtura Nanotech, mund të shërojë sëmundje të caktuara, përfshirë disa lloje kanceri, duke zhdukur qelizat kanceroze nga trupi. Ndërsa teknologjia po përparon, futuristët parashikojnë dy arritje përcaktuese. E para është veçantia, në të cilën ne do të dizajnojmë inteligjencën artificiale (AI) mjaftueshëm të zgjuar për të ridizajnuar vetveten, e cila do të bëhet progresivisht më e zgjuar, derisa të jetë shumë më superiore krahasuar me inteligjencënsonë.

Hapi i dytë është pavdekësia virtuale, ku ne do të jemi në gjendje të skanojmë trurin tonë, dhe të transferohemi në një mjedis jo-biologjik, si një kompjuter. Studiuesit tashmë kanë hartëzuar lidhjet nervore të një krimbi të rrumbullakët (Caenorhabditis elegans ).

Si pjesë e projektit “OpenWorm”, ata simuluan trurin e krimbit në një softuer që përsëriste lidhjet nervore dhe e programuan atë softuer për të drejtuar një robot Lego. Më pas vetëroboti nisi të sillej si një krimb i rrumbullakët.

Shkencëtarët nuk janë ende afër krijimit të një harte me lidhjet midis 86 miliardë neuroneve të trurit të njeriut (krimbat e rrumbullakët kanë vetëm 302 neurone), por përparimet në inteligjencën artificiale mund të na ndihmojnë të arrijmë në atë pikë.

Marrë me shkurtime “Live Science” / Bota.al