Cikloni që po bën kërdinë në Italinë jugore, pritet të zbarkojë në Maltë nga kjo mbrëmje deri të premten. Priten erëra deri në 120 km/h, shira të dendur dhe det i trazuar. Meteorologët japin këshilla që të qëndrohet në shtëpi. “Do të jetë si një stuhi, këshilla është të qëndroni në shtëpi!”
Të premten pritet të godasë Sicilinë, në provincat e Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës me erëra deri në 10 km/h, reshje nga 100 deri në 200 ml, dallgë deri në tetë metra të larta, aq sa Mbrojtja Civile e Qarkut ka dhënë tashmë alarmin e kuq. Cikloni mesdhetar ndodhet prej ditësh në detet jugore të Italisë.