Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg ish drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi, i arrestuar nga SPAK dhe akuzuar për ‘shpërdorim detyre’.

Apeli ka lënë në qeli gjithashtu edhe anëtarët e Komisionit të Ofertave, Jualian Tapia, Alban Malaveci e Ervin Muraj.

Tapia e Muraj akuzohen për ‘shkelje të barazisë në tendera’, ndërsa i akuzuar për të njëjtën vepër penale, Alban Malaveci ndodhet në kërkim nga policia.