Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkon nga kryedemokrati Lulzim Basha që të mos bëhet pjesë e llogaritjeve se ‘te shifrat nuk është i zoti‘. Teksa po komentonte taksën e qarkullimit, Balla tha se Basha ka qenë i pranishëm në momentin që kjo taksë është votuar për herë të parë.
Balla: Dua që sa herë të flitet në këtë foltore të jemi të sinqertë. Basha e quajti taksën e qakullimit ‘taksa Rama’. Kemi qenë të dy së bashku kur kjo taksë është votuar për herë të parë, vendosja e taksës së qarkullimit brenda çmimit të karburantit.
Ish-ministri juaj Bode argumentonte se ishte mënyra e vetme për të mbledhur këtë taksë. Bode erdhi asokohe që kjo të futej në çmimin e karburantit. U bë 17 jo 24 siç thotë Luli. Dhe Lulit i them mos hyj te shifrat se je Zot na ruaj. Pra është e vetmja mënyrë për ta mbledhur këtë taksë.