Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi deklaratën e Beniada Nishanit, një prej konkurrenteve në “Big Brother Vip”. Në bisedë e sipër me Donaldin, Beniada u shpreh se për 100 mijë euro nuk do e kishte problem edhe të vraponte nudo rrugëve të Tiranës.

Kaq mjaftoi që kjo bisedë e saj me banorët të pasqyrohej në çdo portal, ndërsa në studion e “Ftesë në 5” të ftuarit e komentuan ndryshe.

“Unë e kam ndjekur Beniadën në disa intervista dhe kam parë që ka pozuar edhe nudo. Por s’e dija që kohët e fundit paskemi gjetur mënyra të tjera për të fituar lekë… Është dëshira e saj, por uroj ta fitojë që ta shohim nudo rrugëve të Tiranës. Ç’të them unë tani “, u shpreh Mevlani me humor.

Ndërkohë kushërira e Beniadës përmes një lidhje skype nga Gjermania u shpreh se e gjithë fjalia është thënë në kontekstin e shakasë, por mediat e kanë shfrytëzuar si lajm për të bërë zhurmë.