Nga foltorja në Lezhë ish-kryeministri Sali Berisha tha se në 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi kombëtar që sipas tij do ti hapë rrugë shkarkimit të Bashës.
Berisha tha gjithashtu se nëse vendimi për përjashtimin e tij do të shpallej nga Këshilli Kombëtar, atëherë ai do ta kishte pranuar.
Ish lideri historik i PD tha se PD do të shndërrohet në shtëpinë e lirisë, duke thënë se do të ketë ndryshime rrënjësore në statut.
Berisha: Do bëjmë ndryshime të thella statutore, dhe aty përcaktohet që ai kryetar që i shkel rregullat, është i shkarkuar pa vota me ligj, në statut do sanksionohet shenjtëria e votës suaj, dhe kjo dmth që ju do vendosni me votën tuaj.
Nuk ka më të telekomanduar, kjo sjell një gjë shumë të madhe, atë që deputeti i votuar nga ju, ai ju falet ju dhe jo kryetarit, të jetë avokati juaj dhe t’ju përfaqësojë ju.
Me statut do sanksionojmë që humbe zgjedhjet ik.
Do jetë në statut dhe kryeministri, të votohet nga ju, do kthejmë referundimin, që ju të votoni dhe për kryeministrin që doni, do pranojmë fraksionet.
Ju ftoj të hapim rrugën tonë , të ringremë PD . Nga Lezha dua t’ju them dhe t’ju informoj se më 11 dhjetor do mbahet kuvendi kombëtar i PD.