“Na vjen keq, kjo faqe nuk është e disponueshme”. Ky është mesazhi që shfaqet kur kërkohet profili i Mauro Icardi-t në Instagram. Llogaria e sulmuesit të PSG duket se nuk është më aktive për momentin.
Po çfarë ka ndodhur? A ka mundësi që të ketë lidhje me krizën e javës së kaluar me gruan Wanda Nara? Mbrëmjen e së premtes, pasi ka luajtur në pjesën e dytë kundër Lille, ish-ylli i Inter-it ka marrë pjesë në një festë me maskë me rastine ditëlindjes së Hakimi-t. Në profilin e Wanda Nara-s janë publikuar shumë storie-s që dokumentojnë festën. Ku i dihet nëse festa në fjalë nuk ka ndikuar te vendimi i Icardi-t për të mbyllur, të paktën për momentin, profilin e tij në rrjetet sociale.