Kërkesat e punës dhe familjes mund ta bëjnë zgjimin herët të vështirë pse dhe të pamundur për t’u arritur. Megjithatë, për fat të mirë, nuk ka një kohë specifike të ditës që është më e përshtatshme për t’u zgjuar. Në fakt, koha më e mirë për t’u zgjuar në mëngjes varet nga sa orë keni fjetur një natë më parë.
Sidoqoftë, qëndrueshmëria është çelësi dhe kjo është arsyeja pse pasi të keni një orar specifik ditor, duhet t’i përmbaheni atij. Në përgjithësi, duhet të flini 7 deri në 9 orë në natë, sipas healthdigest.com. Nëse flini 7 orë në natë, për shembull, duhet të shkoni në shtrat në orën 23:00.
Kjo do t’i lejojë trupit tuaj kohë të mjaftueshme për të kaluar katër ose pesë cikle gjumi në natë, gjë që mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të relaksuar mëngjesin tjetër.