Bruno Alvese ka një karrierë të nivelit të lartë së cilës po i shkruan një tjetër kapitull me fanellën e skuadrës greke ApollonSmyrnis. Megjithatë, pas largimit nga Parma, gjërat dukej se do të shkonin ndryshe, po të mos kishte qenë për ndërhyrjen e Cristiano Ronaldo-s.
Qendërmbrojtësi portugezi ka rrëfyer për Sport24 një prapaskenë në lidhje me një bisedë që ka patur me bashkëkombësin e tij.
Një telefonatë që e ka bërë të ndryshojë ide dhe të heqë dorë nga tërheqja nga futbolli: “Duhet të vazhdosh të luash. Kujdesu për veten dhe do të jesh në formë të mirë”, këto kanë qenë fjalët që CR7 i ka thënë Bruno Alves-it.
“Më ka thënë: ‘E di sa e do futbollin, kështu që mos u dorëzo’. Ka ndryshuar vendimin tim. Ka qenë një mbështetje të madhe nga ana e një prej lojtarëve më të mirë në botë. Nëse Cristiano më thotë të vazhdoj, kjo do të thotë se mund ta bëj vërtetë”, ka thënë 39-vjeçari.