Forcat speciale të ushtrisë turke, kanë zhvilluar një operacion në veri të Irakut, për të arrestuar disa anëtarë të Partisë Komuniste të Kurdistanit, të cilët, prej 40 vitesh luftojnë me forcat turke.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamjet e operacionit, ku ushtarët zunë fillimisht hyrje-daljet e një shpelle ku dyshohet se fshiheshin ushtarët e PKK-së duke kërkuar prej tyre që të dorëzoheshin.

Pas disa minutash ata kanë dalë me duart lart nga shpella, ndërsa ushtarët qendrojnë me armët gati për të parandaluar ndonjë sulm vetëvrasës me bombë.

Veriu i Irakut konsiderohet si një ndër zonat më të sigurta të PKK-së për shkak të terrenit malor. Vite më parë, kjo zonë përdorej si bazë për sulme ndaj ushtrisë turke në qytetet lindore.