Edin Dzeko është njeriu i momentit te Inter. Me golin e realizuar kundër Sassuolos ai është bërë futbollisti që gjen më shpejt rrugën e rrjetës në Seria A pasi vjen nga stoli. Për këtë iu deshën vetëm 33 sekonda lojë.

Jo vetëm kaq, por tifozët e Interit po shijojnë një ‘bomber’ të vërtetë me kuptim e plotë të fjalës. Boshnjaku në 7 javët e para ka realizuar 6 gola dhe ka dhënë një asist, duke bërë që të paktën për momentin të harrohet Romelu Lukaku.

Sa i përket ndeshjes Sassuolo-Inter ajo u fitua 1-2 me përmbysje nga zikaltërit.