Eni Koçi është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka treguar se ka humbur 9 kilogramë. Këtë e ka arritur me anë të dietës, por edhe me palestër.
Ndonëse ka humbur kaq shumë kilogramë, Eni ka shtuar se ende nuk ka hequr dorë nga dieta. “-9 kilogramë, por sërish në dietë”, ka shkruar këngëtarja.
Eni nuk ka zbuluar detaje të tjera, ndonëse ndjekësit janë bërë kuriozë për peshën e saj aktuale.