Të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy miq Fadili dhe Xhelo. Fadili tregon se Xhelo i ka marrë para 5 vitesh 500 mijë Lekë borxh dhe më pas është zhdukur duke ndërprerë marrëdhënien mes tyre. Fadili nuk ka arritur që të kontaktojë me të sepse Xhelo e ka shmangur dhe e vetmja zgjidhje për të ka qenë zonja Eni Çobani.
Fadili ka treguar se ai ka marrë 4 urbane që të vinte tek Klani, ndërsa Xheloja ka zbritur me një makinë Audi me shumë delikatesë, ndërsa ato 500 mijë Lekë nuk ia ka kthyer gjithë këto vite.
Fadili: Mashtrimin këta e kanë zanat pune, nuk njohin punë tjetër. Ju jeni njerëz që vetëm vidhni!
Xhelo ka treguar në studio se Fadili i ka marrë çelsat e makinës së tij Audi sepse nuk ia ka dhënë 500 mijë Lekë.
Xhelo: Është edhe një problem tjetër, më ka marrë çelsat e makinës sot për 500 mijë Lekë. Tani makina mua nuk më bën 500 mijë Lekë.
Fadili: Do shkoj sot në shtëpi me Audi.
Eni Çobani: Ia ke marrë çelsat?
Fadili: Po do e shes për 500 mijë Lekë ose do e përdor që të nxjerr shalqirin në xhade, sepse unë shalqinj shes, nga Delvina jam.