Personazheve të famshëm këto kohë ju bëhen shpesh pyetje nëse do të bëheshin pjesë e formatit të shout të “Big Brother Vip”. Dhe kësaj pyetjeje nuk i ka shpëtuar as Fjoralba Ponari, e cila në përgjigjen e saj ka thënë se do ta kishte shumë të vështirë të rrinte 24 orë mbyllur me njerëz që nuk do të donte të ndante kohën apo shtëpinë.
Ajo ka shtuar gjithashtu se i trembet vetes sepse është natyrë shpërthyese. Ama na ka treguar të preferuarat e saj, që janë personazhe me të cilat e lidh edhe një raport jashtë. Ajo ka treguar se mbështet në këtë shou, Einxhel, Fifin dhe Arjola Demirin.
Ponari na ka surprizuar me komentin që ka lënë për Beniadën duke e cilësuar si pjeshkë. “Beniadën po e studioj në rolin e pjeshkës” ka shkruar ajo.