Që nga data 9 shtator kur Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur takime me demokratët në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në kuadër të iniciativës Foltorja.
Sot deputeti i PD Flamur Noka ka njoftuar ‘foltoren’ e radhës e cila do të zhvillohet në Kamëz.
POSTIMI I PLOTË:
Te dashur miq!Demokrate e demokrat te Kamzes e Paskuqanit. Diten e Marte dt 2 Nentor Ora 17.00 ne Pallatin e Kultures Kamez , Prof Dr Sali Berisha organizon “Foltoren” me demokratet e Bashkise Kamez. Per nje PD te bashkuar, me te forte, me solide, dhe fituese.Me Sali Berishen.