Pasditen e kësaj të diele, në pikën kufitare të Kapshticës është paraqitur trafik i rënduar automjetesh.

Si pasojë e fluksit në terrenin doganor janë krijuar radhë, ndërsa autoritetet nga të dyja palët kanë punuar me kapacitet maksimal për të normalizuar situatën.

Vetëm ditën e djeshme nga Kapshtica kanë hyrë 1408 shtetas dhe kanë dalë 1441 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Ndërsa, në Qafë-Thanë kanë hyrë 1919 persona dhe kanë dalë 1653 shtetas të huaj dhe shqiptarë.