27 Tetor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës për rritjen e ndërgjegjsimit të qytetarëve, për vaksinimit ndaj COVID19, ka publikuar mesazhin e artistit të popullit, Reshat Arbana.
Në mesazhin e tij aktori Reshat Arbana shkruan që t’i ruajmë e t’i mbrojmë njerëzit e dashur nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm duke u vaksinuar
“Ndihet, për fat të keq, një lëkundje e dëshirës për të marrë vaksinën, në gjirin e të rinjve. Të mendojmë më shumë për mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore. Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm – e theksoj- të fortë e të shëndetshëm.
Së dyti, të jemi të gëzuar e të lumtur.
Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. T’i ruajmë e t’i mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm”, thotë në mesazhin e tij Reshat Arbana.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të rritur me tej sensibilizimin për rëndësinë e vaksinimit ndaj COVID-19.