Inter ka marrë fitoren e radhës në Serinë A dhe ka shkuar përkohësisht katër pikë larg kreut të renditjes.
Zikaltrit kanë fituar 2-0 në shtëpi kundër Udinese-s në javën e 11-të të kampionatit italian.
Gjithçka është vendosur në harkun e tetë minutave në pjesën e dytë. Kanë qenë dy gola të Correa-s (60′, 68′) që i kanë dhuruar tri pikët skuadrës së Inzaghi-t.
Bardhezinjtë kanë ngushtuar diferencat në minutën e 82-të me Deulofeu, por goli i ish-milanistit është anuluar për pozicion jashtë loje. Fitorja mund të kishte qenë më e thellë për zikaltrit, po të mos kishte qenë për pritjet shpëtimtare të Silvestri-t.