Italia raportoi të dielën 26 vdekje të lidhura me koronavirusin, nga 37 që u konfirmuan të shtunën. Ulje u regjistrua edhe në numrin e të infektuarve për sot. Sipas raportimit të autoriteteve të Shëndetit në vend, në 24 orë u regjistruan 4,526 raste pozitive, krahasuar me 4,878 që u regjistruan një ditë më parë. Italia ka bilancin e dytë më të lartë të vdekjeve në Evropë. Vendi numëron 132,100 raste fatale, duke u lënë pas vetëm nga Britania e Madhe ku janë regjistruar 163,515 vdekje nga Covid-19.
Italia e ka bërë “pasaportën jeshile” me detyrim për punonjësit, të cilët duhet të jenë të vaksinuar ose të kenë prova të vazhdueshme që janë negativë për virusin nëse duan që të lejohen të shkojnë në vendin e punës. Masat e marra nga vendi janë ndër më striktet në Evropë dhe kanë hyrë në fuqi më 15 tetor. Vdekjet në Itali kanë qëndruar nën 100 që nga qershori i këtij viti.