Mbrëmjen e djeshme, vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP” vendosën që të organizojnë një festë, e cila do të përfshinte ushqime, pije dhe lojëra të ndryshme. Si pjesë të argëtimit, ato zgjodhën të luanin me dënime.
Djemtë përgatitën ambientin jashtë në oborr për të luajtur, duke krijuar dy zona: atë të vajzave dhe atë të djemve. Ata ishin ulur përballë njëri-tjetrit dhe nisën të jepnin dënimet me radhë.
Arjola vendosi që t’i japë Einxhelit një dënim të sikletshëm. Aktorja i kërkoi moderatores që të shkojë tek Donaldi dhe t’i përshpërisë një frazë. Shkira pranoi menjëherë që ta realizonte dënimin dhe u çua të shkonte drejt aktorit të humorit.
Pasi u ul në gjunjë, i pëshpëristi në vesh fjalinë: “Je shumë seksi”. Kur djemtë e tjerë e pyetën se cili ishte dënimi, aktori i tha fjalinë dhe bëri një mimikë që nënkuptonte se diçka e tillë nuk ishte asgjë dhe nuk kishte rëndësi për të.
Më herët, Veshaj ka pranuar se ende e do moderatoren Bora Zemani, të cilën e ka konsideruar si “femrën që ka dashur më shumë gjatë gjithë jetës”. Ata shkëmbyen një puthje në buzë kur Bora hyri në “BBV” për të surprizuar Semin. Ai madje i ka premtuar Zemanit se do të hyjë vetëm dhe do të dalë po vetëm nga ky reality show.