Dy fitore radhazi dhe tashmë Laçi ngjitet në vendin e shtatë. Kurbinasit fituan në fushën e tyre 2-0 ndaj Skënderbeut. Kjo ishte edhe fitore debutuese e trajnerit e Mirel Josa, i cili mori drejtimin e skuadrës të hënën.

Sa i përket ndeshjes, Laçi kaloi në avantazh afër minutës 40-të me penallti. Regi Lushkja futet në zonë, por Moraes e ndalon me një faull brenda në zonë. Hamiti e kontrollon në VAR dhe konfirmohet penalltia. Guindo tregohet i saktë. Mbyllet 1-0 e para.

Është po Guindo që dyfishon shifrat, teksa pas një pasi perfekt nga Ardit Deliu, sulmuesi i kurbinasve, pas një driblimi, godet dhe topi përfundon në fundin e rrjetës. Skënderbeu i pafuqishëm për të shënuar. Korçarët pësojnë humbjen e tretë radhazi dhe mbeten në fund.