“Zonja e vjetër” ka pësuar humbjen e dytë radhazi ndaj Veronës.
Në mesjavë ata u mundën me rezultatin 2-1 ndaj Sassuolos dhe të njëjtin rezultat pësuan edhe sot.
Hellas Verona e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar dy herë me Simeone në minutat 11’ dhe 14’.
Loja ishte shumë intensive nga të dyja ekipet ku rastet ishin të shumta .
Juventus arriti të ngushtonte rezultatin me McKennie në minutën e 80’ duke e mbyllur sfidën vetëm me këtë gol .
Bardhezijntë tashmë ndodhen në vendin e 9-të pas Hellas Verona në kuotën e 15 pikëve.
Të dyja ekipet kanë pikë të barabarta por Hellas Verona ndodhet sipër Juventusit sepse ka më shumë gola të shënuar.