Ka disa ngjarje që mund të kenë pasoja serioze në një marrëdhënie, por nuk do të thotë se ne duhet t’i japim përfundimisht fund një lidhje dashurie.Nëse partneri juaj devijon nga normalja, por ai nuk e përsërit më të njëjtën gjë, atëherë duhet t’i jepni këtij personi një shans të dytë.Të pranosh se ke bërë gabim nuk është diçka e lehtë, prandaj nëse partneri juaj nuk e ka problem të pranojë, atëherë do të thotë se meriton vërtetë një shans tjetër.
Një marrëdhënie nuk varet vetëm nga dashuria, sepse ka shumë elementë të tjerë që ndikojnë në të si besimi apo respektiNëse personi që keni në krahë ju ka lënduar dhe ju keni humbur besimin ndaj tij, atëherë nuk duhet të vazhdoni më tej lidhjen tuajKur keni një problem në çift, nuk duhet të dilni menjëherë në konkluzione dhe t’i jepni fund lidhjes suaj.Nëse partneri juaj ju premton se do të ndryshojë dhe kjo gjë reflektohet në veprimet e tij, atëherë duhet ta mendoni t’i jepni një shans të dytë.Megjithatë e rëndësishme është që gjithmonë të dëgjoni zemrën dhe instinktin tuaj. Nëse ju e doni vërtet një person mund ta falni, por nëse shikoni se marrëdhënia juaj nuk duhet të vazhdojë më gjatë atëherë i jepni fund gjithçkaje.
© SYRI.net