Xavi kërkon që Barcelona të nënshkruajë me Kingsley Coman nga Bayern Munich pasi ish-mesfushori të marrë drejtimin e ekipit të parë, raporton ‘Sport’.

Spanjolli do të marrë drejtimin e trajnerit dhe iu ka thënë drejtuesve të klubit se do që Coman të jetë një nga blerjet e tij të para.

Sidoqoftë, Coman nuk është emri i vetëm në krye të listës së dëshirave të Xavit, pasi klubi spanjoll po lidhet me një transferim të mundshëm edhe të anësorit të Man Cityt, Raheem Sterling.