Graniti është një ndër konkurrentët më të komentuar të shtëpisë së “Big Brother Vip”, kjo dhe për marrëdhënien e shumëpërfolur në rrjet me Fifin. Së fundmi, publiku ka vendosur që ai së bashku me Semin, Monikën, Sabianin dhe Arditin të qëndrojnë në dhomën e dënimit si pasojë e thyerjes së rregullave kryesore nga një pjesë e banorëve.

Mesa duket, ambienti i ndryshuar i ka shërbyer Granitit që të hapë zemrën dhe t’i tregojë Semit se është rritur pa praninë e të atit. “Ai iku dhe u martua me gruan e dytë ndërsa mamaja ime na ka rritur e vetme. Që atëherë unë jam figura e vetme mashkullore në shtëpinë time”, tha Graniti.

Mes emocionesh të forta, Graniti tha se nëna e tij, asokohë vetëm 20 vjeç kishte rritur e vetme dy fëmijë, atë dhe motrën e tij, moderatoren Genta Cana. Ndërkohë përsa i përket marrëdhënies së tij me Fifin, të dy pranuan të ishin vetëm shokë, mirëpo deklaratat që ata bëjnë shkaktojnë jo pak konfuzion tek publiku dhe na mbetet vetëm të presim se çfarë do të ndodhë më tej. Kujtojmë se më herët Graniti i tha Semit që është deklaruar se nuk do të lidhet as me të e as me Fifin. “Unë jom deklaru qetu që me asnjonen nuk lidhna…”, tha Graniti.