Vajza e Paul Walker, Meadow Rain Walker ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë me aktorin Louis Thornton-Allan. 22-vjeçarja është shoqëruar në altar nga miku i ngushtë i babait të saj, aktori i njohur Vin Diesel.

Në ceremoni ishte edhe ylli tjetër i Fast&Furios, Jordana Brewster. Babai i Meadow, aktori Paul Walker ndërroi jetë tragjikisht 8 vite më parë në një aksident me makinë në moshën 40-vjeçare.