Humbja e parë në kampionat ka ardhur sot, nën sytë e gati 30 mijë tifozëve, në një stadium që nuk u besonte syve… Pikërisht Rennes ishte skuadra që mposhti PSG e miliardave, sheikut dhe yjeve me famë botërore…

Një ndeshje e zgjidhur shpejt nga vendasit, që më pas u mbrojtën me rregull dhe mund të kishin goditur edhe më shumë… Por, nëse në stol ke një “strateg”, gjithçka është e lehtë. Sepse Bruno Genesio nuk është thjesht një trajner, por sidomos macja e zezë e PSG së epokës së emirëve të Katarit…

Në fakt, ai ka fituar 4 ndeshje deri tani në Ligue 1 ndaj PSG (3 në stolin e Lyon, 1 në stolin e Rennes) Më shumë se çdo menaxher tjetër kundër PSG së epokës Al-Khelaifi!